ELBASAN- Plani i masave për largimin e objekteve jospitalorei iniciuar nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja në marrje të mandatit të tij ministror, duket se ka gjetur zbatim vetëm në ambjentet e Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.  Në Spitalin Rajonal të qytetit të Elbasanit ende vazhdon të ketë biznese të ndryshme të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre të pashqetësuar nga ky plan-masash i ministrit të Shëndetsisë Beqaj. Ditën e djeshme Shqiptarja.com ishte në brëndësi të Spitalit Rajonal të Elbasanit dhe pa nga afër gjendjen.

Në afërsi të godinës së re të “Kirurgjisë”, brënda këtij Spitali ndodhet një restorant, tek i cili mund të gjesh që nga familjarë të pacientëve që janë në spital dhe deri tek infermierë dhe doktorë të  të cilët konsumojnë ushqim apo pijnë kafe në këtë ambjent. Sipas të dhënave të Shqiptarja.com nga ky spital, ky ambjent privat është në pronësi të një prej mjekëve të kësaj qëndre Spitalore dhe prej vitesh ushtron aktivitetin e tij në brëndësi të spitalit.

Por ky nuk është aktiviteti i vetëm privat në brëndësi të  Spitalit Rajonal të Elbasanit. Pak metra më tej një tjetër kioskë e vogël, bën tregtimin e produkteve të ndryshme ushqimore , lëngje frutash apo edhe aksesorë të ndryshëm që janë të nevojshëm në një spital, siç janë  çarçafët apo edhe veshje të ndryshme. Në këtë institucion Shëndetësor, numërohen rreth 20 objekte private që ushtrojnë biznesin e tyre. Urdhri i Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja, ishte një prej premtimeve të para që u bën gjatë fushatës elektorale dhe që gjetën zbatim në Shtator të vitit që lam pas në QSUT, ku u hoqën të gjitha objektet jospitalore.

Të pyetur nga Shqiptarja.com, pronarët e këtyre objekteve jo-spitalore shprehen se ende nuk kanë marrë një urdhër për mbylljen e aktiviteteve të tyre. “I kemi parë aksionet që ndodhën në QSUT, por shpresojmë që ne mos na prekin se me ktë punë mbajmë fëmijët me bukë, nuk kemi mundësi tjetër”, shprehet për Shqiptarja.com njëri prej pronarëve të këtyre kioskave. Në mungesë të një muri rrethues të këtij spitali, është e vështirë të bëhet përcaktimi i rregullsisë edhe të shumë prej farmacive apo bizneseve të tjera në afërsi të Spitalit. Duke ju referuar vetë pronarëve të këtyre ambjenteve mësojmë se ende nuk ka pasur një aksion për mbylljen e këtyre aktiviteteve.

Në një situatë të tillë ata kanë vazhduar aktivitetet e tyre duke mos bërë vetë mbylljen e bizneseve të tyre. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, u kërkoj drejtorëve të të gjithë spitaleve në vend të largonin nga oborret dhe ambjentet spitalore të çdo lloj objekti privat dhe jo-spitalor. “ Këtu në farmacitë që janë në Spital, marrim të gjitha ilaçet që na sygjerojnë mjekët”, shprehet një prej familjarëve të një pacienti në repartin e Kirurgjisë. Spitali Rajonal i ELbasanit mbulon me shërbim mjekësorë rreth 400 mijë persona. Aksioni i parë për këtë plan masash u realizuar në ambjentet e QSUT-së, ku u hoqën të gjitha objektet jo-spitalore, dhe gjendja në spital ju rikthye normalitetit.

Shkrimi u publikua sot (18.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)