AUSTRALI - Zjarrfikësit në Australi vazhdojnë të luftojnë me zjarret të cilat djegin hektarë të tërë toke çdo ditë. Më shumë se 70 zjarre, 29 prej të cilëve kanë dalë jashtë kontrollit të zjarrfikësve, janë përhapur nëpër Australi dhe tashmë kërcënojnë banesat në periferinë perëndimore të Sidnei-t.
Zjarret shtrihen në një gjatësi prej rreth 1,600 kilometrash, nga veriu i Brisbane deri në lindje te kryeqytetit Canberra-s. Me rritjen e temperaturave këto ditë dhe erërat që do të fryjnë, policia ka kërkuar evakuimin e rezidentëve në këto zona.
Deri më tani, zjarret kanë shkatërruar më shumë se 200 shtëpi dhe kanë marrë jetën e një 63 vjeçari i cili pësoi atak kardiak ndërsa po mbronte shtëpinë e tij nga zjarri. Nga zjarret, 25.800 hektarë tokë janë djegur, një sipërfaqe më e madhe se ajo e Los Angeles në Amerikë.
Gjatë ditës së martë, zyrtarët deklaruar se do të sillnin 1500 zjarrfikës të tjerë për të ndihmuar ata të cilët kanë ditë që luftojnë. Shumica e zjarrfikësve janë vullnetarë të cilët kanë lënë punën e tyre të përditshme për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com