Vazhdojnë protestat masive në Hong Kong

Vazhdojnë protestat masive në Hong Kong

Vazhdojnë protestat masive në Hong Kong. Për të dytën natë radhazi policia në Hong Kong përdori gazin lotësjellës për të shpërndarë turmat e demonstruesve që vazhdojnë prej javësh protestat pro-demokraci.

Protestuesit zaptuan dy skaje të kundërta të qendrës së Hong Kongut, pas një tubimi me thirrjet kundër përdorimit të gazit lotësjellës.

Pasi ra nata, një grup bllokoi një rrugë pranë zyrës ndërlidhëse të qeverisë kineze. Policia i paralajmëroi të largoheshin, më pas filloi të përdorte gazin lotësjellës kundër tyre.

Disa dyqane të zonës ishin mbyllur para orarit, duke parashikuar trazira.

Hong Kongu është mbërthyer prej javësh nga trazirat, të cilat filluar pasi autoritetet propozuar një prjektligj për deportimin e personave të akuzuar në Kinë.

Të shqetësuar nga reagimi publik autoritetet e anuluan projekt-ligjin, por tani protestat janë shndërruar në thirrje kundër korrupsionit dhe masave jo-demokratike të autoriteteve, sidomos kundër aktivistëve dhe kundërshtarëve.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur