Vazhdojnë punimet për ndërtimin
e një pallati në bulevardin "Zogu i 1"

Vazhdojnë punimet për ndërtimin<br />e një pallati në bulevardin
TIRANE- Vazhdojnë konfrontimet mes banorëve dhe policisë private për ndërtimin e një pallati në bulevardin "Zogu i I". Oborri para pallateve vazhdon të ketë përfaqësues të ndërtimit dhe fadromat për prishjen e pallateve egzistuese. Banorët kërkojnë një autorizim dhe paraqitjen e lejes së Bashkisë për zënien e kësaj hapësire publike.
 
Pranë tyre mëngjesin e sotëm kanë mbërritur edhe forcat e komisariatit nr 3 të Tiranës ku dhe kanë qetësuar situatën.
 
Zënia e kësaj hapësire do të rrezikojë rreth 50 familje, pasi piketimi i ndërtimit të pallatit është shumë pranë pallateve ekzistuese. Zaptimi i hapësirave publike kohët e fundit është kthyer në një shqetësim për banorët kryeqytetas.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut