Bombardimet kanë vazhduar në pjesë të Ukrainës të shtunën, me sulme të raportuara në rajonet qendrore jugore.
Autoritetet në Dnipro, Ukrainën qendrore, thanë se infrastruktura nuk u dëmtua në sulmet e sotme, por mund të ketë përsëri ndërprerje energjetike, raportojnë mediat e huaja.
Ndërkohë, ata në qytetin jugor të Nikopolit raportuan për bombardime me predha të shumta.
Valentyn Reznichenko, guvernatori i rajonit, tha se rreth 60 raketa u lëshuan në qytet dhe fqinjin e tij, Marhanets, gjatë natës, por nuk raportohet për viktima.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Rikthehet energjia elektrike, 32 viktima nga bombardimet ruse në Kherson! Plani i ri i Putinit, atentat Lukashenkos







