Parisi ‘në flakë’! Mbi 1.8 mln protestues kundër Macron, kundër rritjes së moshës së pensionit! I vihet zjarri Bashkisë Bordeaux, polici pa ndjenja tërhiqet zvarrë nga kolegët (VIDEO)

FRANCË- Dita e nëntë e demonstratave dhe grevave mbarëkombëtare në të gjithë Francën është shoqëruar me përleshje të dhunshme dhe trazira, me kosha dhe grumbuj mbeturinash që iu vu flaka nga protestuesit. Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, ka deklaruar se 123 oficerë policie janë plagosur në të gjithë vendin, e ndërsa më shumë se 80 persona janë arrestuar në vazhdën e protestave të sotme.

Nga protestat e sotme kanë dalë dy imazhe tronditëse.

Një oficer policie në Paris u tërhoq zvarrë në një vend të sigurt ndërsa kishte humbur ndjenjat, pasi ai dhe kolegët u sulmuan nga fishekzjarrë. Oficeri kishte marrë lëndime në kokë. Gjithashtu, në qytetin verior të Rouen një grua e re u pa e shtrirë në tokë pasi kishte pësuar një dëmtim të rëndë në dorë. Dëshmitarët thanë se ajo humbi gishtin e madh pasi u godit nga një flakadan.

Referuar mediave ndërkombëtare, deri tani 1.8 milion njerëz kanë marrë pjesë në protestë në të gjithë Francën, ku vetëm në Paris raportohet të ketë qenë 119,000 protestues.

Ato kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen. Sindikatat franceze kanë bërë thirrje për një protestë të madhe më 28 mars që përkon me ditën e vizitës shtetërore të  mbretit Charles III.

Protestat  janë kundër ligjit, i cili rrit moshën e daljes në pension me dy vjet në 64,e ndërsa situata është acaruar pasi  Emmanuel Macron e kaloi pa votim në dhomën e ulët të parlamentit javën e kaluar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:55
VIDEO/ Protestuesit i vënë flakën Bashkisë Bordeaux në Francë

Videot dhe fotot janë dera e përparme e bashkisë së Bordeaux në flakë.Nuk është ende e qartë se sa pjesë e ndërtesës është djegur, ose kush është përgjegjës për flakët - por duket se është një zjarr i konsiderueshëm.

 

Ora 21:36
VIDEO/ S’ndalen protestuesit në Francë! Policët tërheqin zvarrë kolegun e tyre që u godit në kokë

Tre policë francezë janë detyruar që të tërheqin zvarrë një koleg të tyre, i cili u godit nga një send në kokë dhe u rrëzua para tyre. Incidenti u regjistrua në periferi të një demonstrate të madhe në Paris, në ditën e nëntë radhazi të protestave kundër ligjit të sigurimeve të miratuar nga qeveria.

 

G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fabrizio: 24/03/2023 08:42

    Bordo jo Bordeaux

    Përgjigju
  • luizi: 24/03/2023 07:00

    #metyluiz #bigbrotherforever pse ja tregoni keto lajme popullit tim budalla debil dhe dele. Neve jemi nga grecia nuk kuptojme ne jetojme vetem per big brother a sa turp me qen shqiptar ohej

    Përgjigju
  • Mbappe: 23/03/2023 22:51

    Vetëm Mbappe i qeteson Francezet por ishte dobet keto kohe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave