Situata mbetet e tensionuar pranë bazës së EULEX-it në Fushë Kosovë, ku është rritur numri i protestuesve të mbledhur pas vendimit të Dhomave të Specializuara për katër ish-krerët e UÇK-së.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, protestuesit kanë hedhur gurë dhe mjete të forta në drejtim të objektit, duke thyer disa xhama dhe dëmtuar rrethojën e jashtme. Në zonë vijojnë të jenë të pranishme forca të shumta policie, ndërsa makina të shumta kanë bllokuar rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë që të con drejt bazës. 

Mediat në Kosovë raportojnë se zyrat e EULEX janë bosh dhe stafi është urdhëruar të punojë nga shtëpia. Pas grumbullimit pranë bazës së EULEX protestuesit kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë protestën në shesh të Prishtinës.


Lajmi kryesor:

Tensione në Kosovë pas dënimit të liderëve të UÇK-së, qytetarët sulmojnë me gurë e shishe uji zyrat e EULEX! Në Hagë përplasen me policinë, hipin mbi makina (VIDEO+FOTO)