Vazhdon dyndja e emigrantëve drejt kufirit grek! Erdogan i hapur për dialog me BE

Nuk lehtësohet presioni në kufirin grek ndërsa dhjetëra mijëra migrantë po tentojnë të hyjnë në Europë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, pasi nënshkroi me presidentin rus Vladimir Putin armëpushimin në Siri, duket se është i interesuar të përmirësojë marrëdhëniet me BE dhe të rihapë mundësinë e rihapjes së negociatave për një marrëveshje të re duke e kushtëzuar me ndalimin e valës së refugjatëve.

Dje kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti turk patën një bisedë të gjatë telefonike në kërkim të një rruge që do të zgjidhte krizën teksa nga kryeqyteti kroat, Zagrebi Ministrat e Jashtëm të BE kundërshtuan me forcë përdorimin e presionit migrator për qëllime politike dhe u shprehën se kufijë e jashtëm të Europës nuk duhet të preken por dhe kanë pranuar barrën e rritur me të cilën Turqia po përballet.

Akuza të ndërsjella

Ndërkohë midis Turqisë dhe Greqisë nuk dinë të ndalen akuzat e ndërsjellta. Presidenti turk ka denoncuar "qasjen shumë brutale" të rojeve bregdetare greke ndaj emigrantëve në Detin Egje dhe ka akuzuar perëndimin për hipokrizi. Qeveria Greke ka mohuar me forcë akuzat e Erdogan ndërsa situata në kufi mbetet e tensionuar.

Rojet kufitare helene vazhdojnë të përdorin gaz lotsjellës dhe ujë me presion për ti kthyer mbrapsht emigrantët kurse në anën tjetër të kufirit mijëra agjentë të forcave speciale turke i shtyjnë ata drejt kufirit grek.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:05
Kriza e emigrantëve: Forcat policore greke na zhveshën, na lanë vetëm me të brendshme dhe na kthyen në Turqi (FOTO)

Shumë migrantë që u përpoqën të kalojnë Turqinë nga Greqia i thanë CNN se forcat greke të sigurimit iu kishin marrë dokumentet, paratë, telefonat dhe rrobat përpara se t'i dërgonin përsëri në Turqi vetëm me të brendshme.

Gjithashtu grupe të të drejtave të njeriut si Amnesty International kanë dokumentuar dhjetëra dëshmi të ngjashme të refugjatëve ditët e fundit - të cilat autoritetet greke i kanë mohuar vazhdimisht.

Sipas CNN shumë emigrant nga Siria, Afganistani, Maroku dhe Pakistani, i janë nënshtruar këtij trajtimi të dhunshëm dhe degradues nga forcat e sigurisë greke.

Njëri prej emigrantëve thotë se "Ne u kapëm nga ushtarakët ose policët, ata po mbanin armë ... ata morën të gjitha rrobat tona, ne mbetëm vetëm me të brendshme, kurse ata filluan të na godisnin, disa njerëz u rrahën aq shumë sa nuk mund të ecnin më".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase