Në kuadër të fushatës për zgjedhjet brenda PD, kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar takime me qytetarët në Qarkun e Dibrës.

Drejtuesi politik i PD-së në Dibër për zgjedhjet e 25 prillit, Xhelal Mziu, përmes rrjetit të tij social Facebook, ka publikuar një foto ku me dy gishtat lartë shfaqet Basha me një grup demokratësh

Me 2 gishtat lartë, Basha pozon krah drejtuesi politik të PD-së në Dibër për zgjedhjet e 25 prillit, Xhelal Mziu dhe demokratëve të tjerë.

“Fundjavë në qytetin e bukur të Peshkopisë bashkë me Liderin Basha”, shkruan Mziu, i cili ishte ai që shpërndau foton në rrjetin social Facebook.


Lajmi kryesor:

Fushata brenda PD, Basha me demokratët e Matit e Bulqizës: Masakra zgjedhore, një padrejtësi