ELBASAN- Drejtuesit e atomjeteve “8+1” dhe ata të atobuzave që transportojnë pasagjerë drejt kryeqytetit, kanë pezulluar aktivitetin e tyre ditën e sotme.
Kështu me dhjetëra qytetarë që kanë dashur të udhëtojnë sot drejt Tiranës me mjete të trasportit publik e kanë pasur të pamundur ta bëjnë një gjë të tillë, duke kërkuar si alternativë makina private apo mjete të tjera transporti si taksi “4+1”.
Kanë qenë me dhjetra pasagjerë që kanë pritur për orë të tëra në shi në kërkim të një mundësie udhëtimi.
Pezullimi i aktivitetit të këtyre mjeteve ka ardhur si pasojë e një vendimi të policisë së Tiranës, e cila nuk i lejon ata të marrin pasagjerë në kthim.
Kjo ka sjellë zhvillimin e një proteste dy ditë më parë nga ana e drejtuesve të këtyre automjeteve përpara prefekturës së Elbasanit dhe tashmë është vendosur që kjo protestë të përshkallëzohet.
Problemi i furgonëve që kryejnë trasportin drejt Tiranës dhe anasjelltas, është shfaqur edhe më parë, por ai ka gjetur zgjidhje të përkohshme. Instancat shtetërore janë të vendosura në rrugën e tyre në konsiderimin si taksi të këtyre furgonëve, duke mos i lejuar të kthehen nga Tirana me pasagjerë.
Nëse kjo gjë do të ndodhë, atëherë do të rritet ndjeshëm çmimi i biletës për qytetarët e thjeshtë, të cilëve u duhet të udhëtojnë në këtë aks nacional.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com