Vazhdon ping-pongu mes Thaçit dhe Kurtit, Lideri i Vetëvendosjes: Takohemi në datën 6 janar, Philip Kosnett takon Kurtin e Mustafën (VIDEO)

Albin Kurti ka refuzuar sot për herë të tretë ftesën e re që Presidenti Hashim Thaçi i dërgoi Liderit të Vetëvendosjes, ftesë e cila parashihte që takimi i mundshëm të mbahej nesër në orën 10:00 në presidencë. Por, në dallim nga dy herët e tjera Kurti ka propozuar një ditë tjetër për takim, datën 6 janar. 

“Me qëllim konsultimin për të propozuar kandidatin për Kryeministër për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju ftoj sërish për takim konsulativ, me datën 31 dhjetor 2019, në orën 10:00, në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës”, thuhet në ftesën e Thaçit drejtuar Kurtit.

“Fatkeqësisht, nuk do të kem mundësi të vij nesër për takim në ora 10:00”, thuhet në letrën që Kurti i ka drejtuar Thaçit.

Më parë Thaçi i kishte dërguar dy ftesa të tjera Albin Kurtit për tu takuar për mandatimin e këtij të fundit për formimin e qeverisë. LVV ftesës së parë iu përgjigj se Kurti ndodhej jashtë Prishtinës dhe se ai do t’i komunikonte presidentit datën dhe datën e takimit kurse ftesës së dytë lideri i VV iu përgjigj duke kritikuar Thaçin se fillimisht i kishte përcjellë ftesat te portalet, madje, ai ka ironizuar me ftesat e presidentit Thaçi duke thënë se vetëm gjimnazistët mund të caktojnë takime sot për sot.

Ndërkohë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka takuar sot krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosja dhe ka kërkuar prej tyre formimin sa më shpejtë të qeverisë së re në Kosovë

Mesa duket viti 2019 në Kosovë do të mbyllet pa qeveri të re. Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të VV, Albin Kurti deklaroi se datën për krijimin e qeverisë e përcakton LDK-ja dhe jo Presidenti duke shtuar se do të ketë intensifikim të takimeve me partinë e Isa Mustafës për një marrëveshje në janar.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa që përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, iu përgjigjigj Kurtit duke i thënë se nuk është LDK-ja ajo që po pengon krijimin e qeverisë së re. Mustafa tha se LDK-ja nuk po kërkon lëmoshë, por atë që i takon në raport proporcional me atë që ka fituar në zgjedhje, një deputet më pak se Vetëvendosje.

Mister mbetet se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim, nëse do të ketë tentativa të tjera nga Vetëvendosje për koalicion me LDK-në.

Isa Mustafa u shpreh një ditë para konstituimit të Kuvendit të Kosovës se mund të votojë Albin Kurtin për kryeministër, ashtu sikur votoi kryetarin e Kuvendit nga Vetëvendosje dhe më pas partia e tij të dalë në opozitë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 31/12/2019 12:59

    Sistemi shumepartiak per shqiptaret dhe Kosoven, eshte bere si pushtuesit-okupatoret historik te dikurshem, Asnjeri,as pushtuesit nga lindro,si ai ortodokes sllav,si tjeteri oriental Osman,si edhe fqinjet per rreth, nuk dallonin per dhune e masaker ndaj shqiptareve,Keshtu, edhe partit tona aktuale, apo kualicinet vijne ne qeverisje,per popullin dhe shtetin e Kosoves,asgje nuk ndryshon per te mire.Ngjashem me okupuesit tane historik.Kjo tipologji shoqerore-shteterore, Meriton qasje te thelle analitike.

    Përgjigju
  • Sam: 30/12/2019 22:07

    Kohe te shkuara nje tironas pyeti shokun e tij te punes:cfare ngjyre e lyeve shtepine,ai ju pergjigj:-ngjyre legeni;po dhomen e gjumin tha i pari perseri; ngjyre legeni te thashe;(??),pse nuk thua pune legenash!!Edhe ne Kosove duket se eshte si ngjyra e shtepise ,pune legenash(?!)!

    Përgjigju
  • Proka: 30/12/2019 21:38

    Zot. Kurti shume kjarte eshte deklaruar edhe me heret, e gjithe kjo situate eshte shkaktuar nga ujqerit e vjeter te LDK , Isa Mustafa(Kufoma),Agim Veliu ( Krimineli) dhe nefund Lutfi Haziri (vjedhesi). Duke pasur parasysh sjelljet e LDK i gjithe procesi po ngece me qellim duke luajtur ne kohe por ne fund Vetevendosje do te triumfoje. Sa per Zot. Presidente mos harroni, u mundua me mish e me shpirte te fuse Nismen me 5 % duke shtyre numerim e zgjedhjeve mbi 7 jave. Ne fund nese shkohet ne zgjedhje te reja Ldk do humbe shume ,pasi ka humbur besimin e popullit.

    Përgjigju
  • A...Zh: 30/12/2019 19:04

    Kurtit duket nuk i intereson te tregohet institucional, dhe me sjelljen e tij te kujton ate shprehjen: "Qejfi ma ka po b*** s'ma mba".

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 30/12/2019 14:44

    Nuk di çka pengon Alinin te takohet me Thacin,Nje djale me te kaluar shume te lavdishme atdhetarie; Qe student ishte sudent-prorektor, ne Levizje ishte antar aktiv I kryesise,ishte nder themeluesit e UCK dhe drejetor I Drejtorise se Pergjithsme,ishte kryetar I delegacionit ne Rambuje,ishte Kryeminister I Qeverise se Perkoheshme,Kryetar I PDK-s. qe nga themeimi,Ne vazhdim, nga PDK-ja ishte minister.zvkryeminsite dhe kryeminsite I Kosoves.Shpalli Pavaresine e Kosoves,Tash President I Kosoves.Albini i di gjitha keto, sepse Bashke me Bacen Adem ishte ne sherbim te UCK,ne Zyren per informim te saje, Vertet del krejt e paqart mosshkuarja e Albini per te marr Mandatin,Hashimi nuk te ka ftuar per derke ne shtepi te vete,Nese jeni kudershtar,nuk ftoheni ne jeten private mes vedi, e as nuk pini kafe bashke,Lereni inatet,zilite e hasmerite naïve e primitive,Me falni,por para suvranit po dukeni shume keq. me konsiderate ,krekoje te falur nga te dy ,edhe spe nuk jihem per afer me asnjerin.

    Përgjigju
  • Capi: 30/12/2019 13:49

    Thaqi i takon grupit (Pronto, Pronto) kriminel!!! Kurti ndoshta "FATI" i tere shqiptarizmit?

    Përgjigju
    • Malesori: 30/12/2019 19:04

      Per mendimin tim kurti nuk ka kellqe vetem fjale ky do jet shpetimtari i shqiptarizmit !??????

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja