Ndërtime pa leje që zënë hapësira publike vazhdojnë të shemben kudo anë e mbanë vendit. Pamjet nga aksioni i së premtes në terren i publikoi kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.

Në video shihen ndërhyrjet intensive të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në çlirimin e hapësirave publike

“Vijojmë kudo”, shkroi Rama në postimin e tij. 

Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur që në korrik të vitit 2025 dhe lidhet me programin “Rilindja Urbane 2.0”, një nismë që synon të rikthejë hapësirat publike në funksion të komunitetit, duke krijuar më shumë gjelbërim, më shumë hapësira për argëtim sport dhe çlodhje në çdo lagje të kryeqytetit.

Nisma mbështetet nga qytetarët të cilët shfrytëzojnë platformën  “Hapësira ime publike” për të raportuar shkeljet.  Sipas të dhënave, deri tani janë denoncuar 19 394 raste, nga të cilat 14 970 janë zgjidhur, ndërsa 4 424 të tjera janë ende në shqyrtim.

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 4 Mars, 21:56

    Mendoni se ndryshimet në Ekzekutiv do përmirësojnë qeverisjen e vendit?