Liam punonte në një firmë peshqish në Perth ndërkohë që kishte aplikuar për studimet e larta në degën e psikologjisë.
Pasi është pranuar në Universitetin Dundee ai ka vendosur që t’i tregojë mamasë së tij vetëm pak minuta pasi do të diplomohej.
Liam i ka thënë mamasë së tij që do të festojë ditëlindjen një javë më përpara dhe e ka ftuar në dreke me këtë pretekst, ndërkohë që është futur në banjo për të veshur kostumin e festës së diplomimit.
Të gjitha këto momente ai i ka filmuar në një video dhe më pas videon e ka hedhur në You Tube.
31 vjeçari tha se arsyet e sekretit të tij kanë qenë personale.
Ai zgjodhi që të studionte degën Psikologji pasi një numër i madh njerëzish përreth tij kishin probleme të shëndetit mendor dhe tani ai ka siguruar një punë në Shoqatën Skoceze të shëndetit mendor.
Studenti ka preferuar të mos i tregojë as motrës së tij 24 vjeçre e cila vazhdonte studimet për infermieri në po të njëjtin universitet.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)