VD/ 13 vatra zjarri, në Elbasan
kërkohet ndihmë me helikopte

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 13 vatra zjarri në disa qarqe të vendit. Vatrat e zjarrit janë regjistruar në Dibër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Durrës, Gjirokastër dhe Sarandë.

Në orët e pasdites vatra zjarri janë shfaqur edhe në Pilur të Vlorës.

Për shkak të terrenit të thyer zjarrëfikësja e ka të pamundur që të ndërhyjë e në këto kushte kërkohet ndërhyrja e helikopterëve

Situata më e rëndë paraqitet në qarkun e Dibrës, në Bulqizë, Klos, në Lezhë në pranë Kishës së Shën Ndout, në Elbasan në zonën e Gjinarit dhe në fshatin Jorgucat të bashkisë Dropull.
 
Në Gjinar kërkohet ndihmë nga ajri me helikopter për të shuar flakët, pasi po përhapen me shpejtësi.

"Në fshatin Gjinar, bashkia Elbasan ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha në Derstile. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë por për shkak të terrenit të thyer malor dhe sipërfaqes së madhe të zjarrit nuk është mundur që zjarri të izolohet. Janë dërguar në ndihmë edhe forcave ushtarake dhe operacioni është në vazhdim" deklarojnë Emergjencat Civile.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 128 punonjës zjarrfikës, 21 automjete zjarrfikëse, 215 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, dhjetëra vullnetarë si dhe punonjës të Pyjores, të Drejtorisë së Zonave të Mbrojtura, etj, të mbështetur dhe nga helikopterë.


 
Prefekti i Dibrës: Zjarret jane te qellimshme
Ndërkohë në një lidhje telefonike për Report TV, prefekti i qarkut të Dibrës, Ardit Kaja, është shprehur se zjarret janë të qëllimshme.

Kemi bërë një takim me institucionet ligjzbatuese dhe nga informacionet që vinë, janë zjarre të qëllimshme. I vendosin barinjtë për të ripërtërirë kullotat ose firmat që kanë licencë për shfrytëzim të pyjeve. Kemi një rast të identifikuar dhe personi është shpallur në kërkim”, tha Kaja.



Situata e fundit nga Emergjencat Civile

QARKU DIBËR
Zjarri në fshatin Madhesh, bashkia Burrel, ka qenë aktiv duke rrezikuar dhe një banesë. Zjarrfikësit të mbështetur nga forca ushtarake kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë vënë situatën nën kontroll pranë banesave, por vatra e zjarrit vazhdon të jetë e ndezur.
 
Në Zerqan, bashkia Bulqizë, kanë qenë aktive 2 vatra zjarri. Bashkë me zjarrfikësit janë angazhuar edhe forca vullnetare si dhe forca të shërbimit pyjor, të cilët po punojnë për të izoluar zjarrin në një terren të thyer malor.
 
QARKU LEZHË
Në Malin e Rrencit, Shëngjin, bashkia Lezhë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pisha. Zjarrfikësit së bashku me forca të ushtrisë dhe të bashkisë kanë shuar zjarrin. U dogj një sipërfaqe rreth 5 ha me shkurre dhe pisha.
 
Janë riaktivizuar vatrat e zjarrit pranë Kishës së Shën Ndout në bashkinë Kurbin. Zjarrfikësit, së bashku me banorë të zonës dhe forca ushtarake kanë shkuar në vendngjarje, por për shkak të terrenit të thyer malor e kanë pasur të pamundur për të vepruar. Është ndërhyrë edhe me helikopter për të lokalizuar vatrat e zjarrit.
 
QARKU TIRANË
Në fshatin Mushqeta, në afërsi të Tunelit të Krrabës ka vazhduar puna e forcave zjarrfikëse për të shuar zjarrin e rënë në pyllin me shkurre dhe dushqe. Zjarrfikësit janë mbështetur edhe nga fora ushtarake si dhe një helikopter. Vatrat e zjarrit janë izoluar përkohësisht. Operacioni është në vazhdim.
 
Zjarri i rënë në fshatin Cikallesh, bashkia Kavajë ka qenë aktiv edhe ditën e djeshme. Zjarrfikësit së bashku me banorë të zonës kanë shkuar në vendngjarje, por për shkak të terrenit të vështirë ka qenë e pamundur për të vepruar. Eshtë ndërhyrë me helikopter dhe vatrat e zjarrit janë ulur, ndërkohë vazhdon operacioni për shuarjen e zjarrit.
 
Në Malin e Derjes pranë fshatit Shëngjergj të bashkisë Tiranë kanë pasur vatrat zjarri aktive. Zjarrfikësit, punonjës së Zonave të Mbrojtura dhe forca ushtarake kanë punuar për shuarjen e zjarrit, por ka qenë e pamundur shuarja për shkak të terrenit të thyer malor dhe erës. Pritet të ndërhyhet me helikopter.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VKM/ Krijohen dy programe të reja për mbështetjen e të rinjve! Muzhaqi: Do bashkëdrejtojnë me kryetarët e bashkive

VKM/ Krijohen dy programe të reja për mbështetjen e të rinjve! Muzhaqi: Do bashkëdrejtojnë me kryetarët e bashkive