VD/'Me mburrje i themi botës jemi
shqiptar', Haradinaj vargje si në luftë

VD/'Me mburrje i themi botës jemi<br />shqiptar', Haradinaj vargje si në luftë<br>
"Me mburrje i themi botës jemi shqiptar". Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është bërë pjesë e aktivitetit “Kosova Trail Running Association” për nder të 10-vjetorit të pavarësisë dhe 20 vjetorit të fillimit të Luftës Çlirimtare, ku do të organizohet vrapimi prej 100 km i quajtur "Shtegu i Shpresës". 

Maratona do të zhvillohet më 3 dhe 4 mars dhe do të nisë nga Prekazi, për të vijuar më tej në Gllogjan dhe do të përfundojë në Kosharen heroike. 10 ditë përpara këtij evenimenti, organizatorët e maratonës kanë realizuar një vrapim stërvitor ku duket mes vrapuesve edhe kryeministri Haradinaj.

Pjesëmarrësit këndojnë vargje patriotike njësoj si ato të 20 viteve më parë kur UÇK luftonte mes shiut dhe borës për çlirimin e Kosovës. "Jemi luanë me zemër bujarë, me mburrje i themi botës se jemi shqiptar, krenaria jonë asnjëherë nuk shuhet, shqip flasim, shqip këndojmë, kombi kështu ruhet", janë disa nga vargjet patriotike. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro