DURRES-Një ditë më parë policia e Durrësit ka sekuestruar 450 kilogramë kanabis që do të transportoheshin nëpërmjet një kamioni të tonazhit të rëndë drejt Italisë.
 
Ndërsa dje policia vijoi kontrollin dhe nuk raportoi peshën e lëndës narkotike, sot u zbulua se bëhej fjalë për 450 kilogramë kanabis.
 
Droga e cila ishte futur në arka plastike dhe do të dërgohej për në Ankona u zbulua nga kontrolli nëpërmjet skanimit. 
 
Policia ka proceduar në gjendje të lirë drejtuesin e kamionit ndërsa ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë.

[gallery]20831[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com