Një fëmijë shtatë vjeçar nga Siria, i cili është prekur nga sëmundja e kancerit, mund të mos i lejohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë mjekimin e aq shumë të nevojshëm pas dekretit të ndalimit të emigracionit të firmosur nga presidenti Trump.
Jihad Al-Khaled, babai i fëmijës 7- vjeçar, i ka drejtuar një apel emocional presidenti Trump, duke i kërkuar që “të ketë mëshirë” për djalin e tij, në mënyrë që ai të marri trajtimet e nevojshme dhe të ketë mundësi të jetojë një jetë normale.
Al-Khaled është shprehur për Daily Mail, se e kishte dërguar raportin mjekësor të të birit në shumë ambasada të huaja dhe asnjë prej tyre përveç asaj të Amerikës nuk i kishin kthyer një përgjigje pozitive për pajisjen me vizë, në mënyrë që të bëhej e mundur marrja e trajtimeve të nevojshme.
“E gjithë bota e ka braktisur Sirinë dhe gjithçka që më intereson për momentin është sigurimi i trajtimeve të nevojshme për djalin tim. I lutem zotit që Trump të ketë mëshirë për këta fëmijë”, është shprehur Al-Khaled.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, firmosi të premten një urdhër ekzekutiv i cili lejonte “verifikimin ekstrem” të të gjithë emigrantëve në SHBA dhe mijëra persona nuk u lejuan të hynin në Amerikë nga autoritetet e aeroporteve.
Nga ana tjetër vendi është duke u përballur me një numër të madh protestash kundër vendimit të presidentit Trump për ndalimin e refugjatëve nga vendet myslimane, ku pjesë e listës me shtatë shtete që dekreti ka fuqi është edhe Siria.
/Shqiptarja.com