VD/​“Doni më për Belulin”
Kandidati i PD fjalim me lavde vetes

VD/​“Doni më për Belulin”<br />Kandidati i PD fjalim me lavde vetes
Edhe pse ishte një fjalim jo më shumë se dy minuta për të prezantuar veten përpara qytetarëve të Elbasanit, në krah të Lulzim Bashës, kandidati i dytë në këtë qark, Endri Hasa, nuk ka mundur të artikulohet vetë.

Në video mund të shihni se si ai, në mitingun prezantues në qarkun ku e ka thuajse të padiskutueshme hyrjen në parlament, Hasa ka thënë dhjetëra fjalë të mira për veten, se është profesionist i zoti, që i di mirë punët e qytetit dhe si t’i shpëtojë qytetarët nga problemet, por asnjë fjali nuk e ka thënë dot pa lexuar në fletë.

“Ashtu siç po përpiqem sot, dhe prej pak kohësh, që të jem...po përgatitem të jem dhe përfaqësuesi juaj në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë. 

Duke qënë një model krejt i ri, i pakrahasueshëm me askënd që ka qenë këtu më parë, sepse unë jam një profesionist i mirë, dhe si i tillë, zanati më ka mësuar të jem korrekt dhe i përkushtuar. 

Kështu jam unë dhe do të jem edhe me ju, sepse si njeri kam kuptuar se si Elbasani ka nevojë për siguri e punësim
”- thotë Hasa duke vijuar të flasë pafund për veten.

Për përshkrimin e vetvetes i është dashur ndihma e fjalimit të shkruar. Sigurisht që në ato pak fjali që Hasa ka folur për programin politik, i është referuar sërish fjalimit të shkruar.

Madje, nga një fjali në tjetrën, duket një pushim i plotë, për shkak se kandidati merrte kohë për të lexuar fjalët pasardhëse.

A nuk ju duket kjo pjesa si skeçi fierak, “Doni më për Belulin”.


(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja