VD/​Nëna goditet nga llamarina në
kokë, shpëton mrekullisht bebja

VD/​Nëna goditet nga llamarina në<br />kokë, shpëton mrekullisht bebja
RUSI-Incidenti ka ndodhur para disa muajsh në San Petërburg, në Rusi. Gruaja ka shpëtuar por u shtrua për dëmtime të rënda në spital.

Në videon që shihni, gruaja e quajtur Olga Kilntsova është bërë gati për të hyrë në banesë, por fillimisht hapi derën dhe e bllokoi me një gur që më pas të futej lirisht në pallat me beben Katya.

Por nëna e re, pa arritur mirë të shtyjë karrocën është goditur rrufeshëm nga një llamarinë që ka rënë nga pallati lart për shkak të stuhisë që frynte fuqishëm në ato momente.

Olga bie në tokë, shpëton mrekullisht vajza. Kalimtarë të rastit afrohen të ndihmojnë Olgën, duke e dërguar me urgjencë në spital. Nëna e re përfitoi 600 mijë rubla për dëmin që iu shkaktua por ajo qëndroi disa muaj në spital dhe vijon dhe sot e kësaj dite me kura të kushtueshme.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Personi që sulmoi bashkëshortin e Nancy Pelosit dënohet me 30 vjet burg

Personi që sulmoi bashkëshortin e Nancy Pelosit dënohet me 30 vjet burg