Natën e parë, juria e kryesuar nga Dilaver Kryeziu dhe me anëtarë Uk Xhemaj, Behar Neli, Mark Gjoka e Jetmir Rexhepi i dha çmimin e madh grupit artistik nga Gostivari, çmimi i dytë shkoi për Matin dhe vendi i tretë për artistët nga Mirdita. ë natën e dytë dhe finale, çmimi i parë shkoi për grupin folklorik nga Drenasi, Kosovë, vendi i dytë për Laçin dhe i treti për Mallakastrën. Kostumografia më e mirë u shpall ajo e grave të Gurit të Bardhë, bashkia Klos.
Moment emocionues ishte ngritja në skenë e arbëreshëve të Italisë, të cilët ishin të ftuar për të përshëndetur festivalin. Performimi i tyre ngriti në këmbë të pranishmit në pallatin e kulturës dhe u shoqëruan gjatë gjithë kohës me ovacione. Edicioni i tretë i festivalit mbarëkombëtar të këngës epiko-lirike u organizua në kujdesin e kryetarit të bashkisë Mat, Nezir Rizvani dhe drejtoreshës së Kulturës në këtë bashki, Denisa Vata.
[gallery]24213[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO









