VD/Balotelli 'ndeshet' me gazetarët:
 Është detyra juaj të vini tek unë

VD/Balotelli 'ndeshet' me gazetarët:<br /> Është detyra juaj të vini tek unë
Mario Balotelli njihet për karakterin e tij të veçantë si në fushën e lojës ashtu edhe jashtë saj. Në një intervistë para gazetarëve në Nisë Balotelli ka treguar edhe njëherë arrogancën dhe indiferencën ndaj gazetarëve.
 
Futbollisti u pyet: A je i befasuar me praninë e gjithë gazetarëve që kanë ardhur për ty këtu sot?

Është detyra e tyre, gazetarët duhet të vijnë tek unë, nuk do të shkoj unë tek ata.
 
Këtu njerëzit kanë frikë se meqë ka shumë klube nate...

Balotelli e ndërpret duke i thënë që as nuk ka dëshirë të dëgjojë një pyetje të tillë.
 
A të ka kërkuar klubi që të reduktosh përdorimin e mediave sociale?

Kjo nuk është e vërtetë. Është diçka që e the ti. Nuk më kanë kërkuar kurrë një gjë të tillë.
 
A je mjaftueshëm gati fizikisht të luash për Nisën?


Kjo pyetje nuk ka sens. Çfarë të them? Jam trajnuar, po. Ne luajmë 7 ose 10 herë në ditë. Kështu që kjo nuk është një pyetje inteligjente.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron