Ish-kryeministri Sali Berisha ka lexuar në italisht një tekst ku sipas tij, flet për lidhjet e socialistëve me mafien e importit të mbetjeve.
Por, teksa ilustronte me lajme nga mediat italiane çështjet e drogës, plehrave etj, Berisha i jepte atyre një theks gegërisht. Kjo ka shkaktuar të qeshura të mëdha në sallë, aq sa deputetët i kanë kërkuar të mos lexojë më tej.
I vënë në siklet për italishten e tij, Berisha u detyrua të shpjegojë si e ka mësuar këtë gjuhë.
“Kjo italishtja ime është larg të qenurit asaj që duhet të jetë. Po është në atë gjendje, pasi në jetën time nuk kam bërë asnjë orë italisht. E gjithë njohuria ime vjen nga mediat dhe latinishtja ku unë kam qenë një student ekselent. S’kam bërë asnjë orë italisht”, ka reaguar i sikletosur Berisha.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO