VD/Berisha-Spiropalit: Gishtat i
ngrite kur ishe çupëz, pastaj...!

VD/Berisha-Spiropalit: Gishtat i<br />ngrite kur ishe çupëz, pastaj...!<br>
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thumbuar deputeten socialiste, Elisa Spiropali, pasi kjo e fundit akuzoi ashpër kreun e PD, Lulzim Basha, për kontratën 1 milion dollarëshe në SHBA. Berisha ka ndërhyrë nga salla, duke i thënë Spiropalit se i ngriti gishtat kur ishte çupëz, por më pas i futi në konteiner.

Përgjigjja e Berishës erdhi pasi Spiropali tha me të qeshur, duke ju drejtuar Bashës, se PD duhet të japë sqarime edhe për hir të faktit se dikur ajo ka ngritur dy gishtat lart. Teksa Basha ka zgjedhur heshtjen dhe nuk është ndjerë, ka qenë e menjëhershme dhe po aq thumbuese përgjigjja e ish-kryeministrit, i cili po me iorni i tha që të flasë forumsja.

“Gishtat i ngrite kur ishe çupëz, por pastaj u fute në konteiner. Kjo është tragjedia. Në konteiner të Kinës, se i doni shqip ju. Fol forumse”, tha Berisha.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje