VD/Çfarë ka zarfi që kandidati
i LSI i jep të dhunuarit në Lezhë?

VD/Çfarë ka zarfi që kandidati<br />i LSI i jep të dhunuarit në Lezhë?
TIRANE-Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi ashpër dy ditë më parë, pasi një prej eksponentëve të saj në Lezhë, Gjovalin Gjini, kryetar i LSI në fshatin Rraboshtë, u dhunua fizikisht.

Nga banesa e tij, presidenti i ardhshëm Ilir Meta bëri edhe një deklaratë mjaft të fortë, duke paralajmëruar armatosjen e popullsisë, pasi siç u shpreh ai, policia nuk i mbron qytetarët. 

Dy ditë pas ngjarjes, Shqiptarja.com ka arritur të kapë një sekuencë nga videoja e takimit të Metës në vilën e të dhunuarit. Në momentin kur kryetari i Kuvendit, i shoqëruar nga drejtues lokalë të LSI-së, del nga shtëpia, duket kandidati i LSI në Qarkun e Lezhës, Viktor Tusha, teksa i fut në xhep një zarf të dhunuarit Gjovalin Gjini.

Momenti është kapur nga kamerat të cilat kanë qenë të pranishme në pasqyrimin e vizitës së kryetarit të Kuvendit Meta në shtëpinë e zyrtarit lokal të LSI-së.

Pyetja që lind pas këtyre pamjeve është: Çfarë përmban zarfi që i jepet në dorë tinëz Gjovalin Gjinit?

Report Tv ka kontaktuar edhe me zyrën e shtypit të LSI për një reagim apo sqarim për këtë rast apo se çfarë përmbante zarfi, por deri më tani ende nuk ka një përgjigje.

Mbetet që përgjigjen për këtë mund ta japë më mirë se kushdo vetë LSI-ja dhe kandidati i saj për deputet, ish-kryetar i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tusha.

Dhe pergjigja nuk vonoi. 

Viktor Tushaj: Nderova filxhanin e kafese sipas tradites
Kandidati i LSI per deputet, Viktor Tushaj me nje reagim ne Facebook pranon se ne zarf ka pasur leke. Sic pohon ai, filxhani i kafese ne raste si ai i Gjovalin Gjinit, nderohet dhe se kjo eshte tradite e malsorit.
"Zakoni i malsorit, zadrimorit, mirditorit dhe i gjithë shqiptarëve është që në raste tilla filxhani i kafes nderohet. Unë së bashku me miqte e Gjovalinit tërë jetën tone e kemi respektuar dhe do ta respektojme këtë traditë të bukur. Nëse dikush i ka harruar këto vlera është turpi i tyre. Respekte për këtë familje të nderuar dhe për të gjithë ata që i nderojnë këto vlera!", shkruan Viktor Tushaj.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar