Sikur shihet në këtë video të transmetuar në një televizion lokal në Kavajë, Elvis Roshi, ka qenë në fushatë me kandidatin e Partisë Socialiste për Bashkinë e Kavajës, Dorian Murati në fshatin Helmes me datë 24 qershor, pra një ditë përpara votimeve.
Në pamjet dallohet qartë, Elvis Roshi, që takohet më qytetarët, dhe kërkon mbështetje për Dorian Muratin, kandidatin e PS.
Ndërkohë deputeti i Kavajës për socialistët është Arben Ahmetaj, teksa kujtojmë se Elvis Roshi është shfaqur edhe në krah të tij pak kohë më parë, kur Ahmetaj pritej të caktohej si kandidat në Kavajë.
Elvis Rroshit i është hequr mandati nga KQZ pasi e prekte ligji i dekriminalizmit. Ish- kreu i bashkisë së Kavajës nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit dënimin e tij në Itali dhe Zvicër për përdhunim dhe trafik droge.