Të pushosh një fëmijë nga e qara mund të kthehet në një punë vërtet shumë kreative.

Një nënë e re nga Saint Charles, ka gjetur një mënyrë shumë të thjeshtë, me një këngë të Justin Bieber.

Në videon e mëposhtme, vogëlushja 6-muajshe Layla Potter, është kapur në kamera në një situatë të sikletshme.

Brittnay ,nëna e saj, në vend që të përpiqet ta pushojë, vë këngën hit të Justin Bieber “Love Yourself” dhe në pak sekonda vogëlushja ka pushuar.

Brittnay ka thënë për Daily Mail se vajza e saj është një fanse e Justin.