E bukur si ëndërr por e vërtetë. Kjo vazjë është me fat. I dashuri i saj romantik i ka propozuar martesë të dashurës së tij në mes të sheshit “Time Square” në Nju-Jork.

Plani u kurdis në atë mënyrë që, 29-vjeçarja mori një mesazh nga shefi i saj për të dalë dhe për të kontrolluar nëse reklama e fundit e kompanisë së tyre, do të shfaqej në ekranin gjigant.

Dhe këtu ishte pjesa më e bukur. Në këtë reklamë ai kishte krijuar një klip të vogël ku përmblidhte të gjithë historinë e tyre të dashurisë së dy vitev. Më pas ai i ulet në gjunjë dhe e pyet nëse është gati të martohet me të.