VD/ Fëmijët sirianë pyesin Clinton
e Trump: Pse nuk i ndalni sulmet?

VD/ Fëmijët sirianë pyesin Clinton<br />e Trump: Pse nuk i ndalni sulmet?
Kur do të na mbroni nga avionët?
Nuk mendoni se është e gabuar që fëmijët po vdesin?
Pse nuk i ndalni sulmet?
Kur të  vini do ta ndaloni Bashar? Avionët po na bombardojnë cfarë do të bëjmë?

Edhe ne kemi të drejtë të jetojmë dhe të mësojmë?
Janë këto pyetjet që fëmijët e Alepos  u drejtojnë kandidatëve për president të SHBA , Hillary Clinton dhe Donald Trump.
 
Aleppo është një nga qytetet siriane më të goditura nga avionët bombardues. 

Më shumë se 250000 njerëz duke përshirë 100 000 fëmijë janë të bllokuar në qytet ndërsa konflikti mes rebelëve dhe forcave qeveritare nuk ndalen.
Edhe armëpushimet e arritura mes SHBA dhe Rusisë rezultojnë një dështim duke e rënduar situatën.
 
Edhe në  zgjedhjet presidenciale politika e jashtme është një nga pikat kryesore të diskutimit. E cështja e Alepos nuk mund të një pikë që duhet lënë në hije.  Hillary Clinton dëshiron zona të sigurta dhe  të ngrihen akuza për krime ndaj njerëzimit për situatën në Siri. 

Ndërsa rivali Trump beson se është një cështje  e humbur të mbrosh civilët në Aleppo.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin