Një 23- vjeçar i cili është në një spital të Francës, ku pas dhunimit që ka pësuar në burgun që mbahej për shkak se ishte arrestuar për mungesë dokumentesh është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bëhet me dije se 23- vjeçari është Florenc Beqiraj. Sipas miqve të tij, të cilët gjatë qëndresës në  dhomën e spitalit ku dhe i riu qëndron, shprehen se ai tashmë ka vdekur dhe zemra e tij rreh vetëm fal moshës së re që ka. Gjithashtu ata shprehen se mjekët u kanë sugjeruar që të heqin aparaturat që e mbajnë në jetë të riu, pasi sipas tyre nuk ka më shpresë për të.

Miqtë e tij tregojnë në video edhe mënyrën se si ka rrjedhur ngjarja. Sipas tyre, Beqiraj gjatë kohës që ndodhej në ka marrë në telefon njërin prej shokëve duke i thënë se nëse nuk shkon në burg atë do ta vrasin. Dhe kështu ka ndodhur, pas gati dy javësh në burg, e kanë vrarë, gjë që e tregojnë dhe shenjat e mbetura në fyt sipas miqve të tij.

Në video dëgjohet i gjithë rrëfimi i dy miqve të 23- vjeçarit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com