VD/Frikë e panik në Çikago
avioni merr flakë në pistë

VD/Frikë e panik në Çikago<br />avioni merr flakë në pistë
Një avion i kompanisë ajrore “American Airlines” ka marrë flakë teksa ndodhej në pistën e Aeroportit ndërkombëtar “O’Hare” të Çikagos.
 
Fatmirësisht nuk ka viktima por vetëm disa të plagosur. Avioni 383 ishte nisur për në Majami. Të gjithë pasagjerët janë evakuuar nga bordi i avionit.
 
Zjarri ka rënë në një avion tregtar, ndërsa pamjet e shtëllungave të dendura të tymit janë regjistruar edhe nga një tjetër avion në lëvizje.

Mendohet se shkak i aksidentit është dëmtimi dhe shpërthimi i një gome. Sipas asaj që thonë dëshmitarë nga vendngjarja, avioni ka marrë flakë menjëherë pasi ka tentuar të ngrihet nga pista, e më pas është rrëzuar.
 
Ende nuk ka asnjë konfirmim se sa njerëz ndodheshin në avion në atë moment, apo nëse ky incident do të shkaktojë vonesa të fluturimeve të tjera nga “O’Hare”, një prej aeroporteve më të ngarkuara të botës.
 
Pasagjerë të shumtë nga aeroporti kanë publikuar foto dhe video nëpër media sociale duke bërë xhiron e botës.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin