VD/Hasa s'lidh dy fjalë,por Basha
e quan shpëtimtar të Elbasanit

VD/Hasa s'lidh dy fjalë,por Basha<br />e quan shpëtimtar të Elbasanit
I dyti në listën e PD-së për Elbasanin, Endri Hasa ka “spikatur” që në daljen e parë publike për pamundësinë e tij për te komunikuar me njerëzit.
 
Në hapje të fushatës u shfaq në podium me një fletë në dorë duke i thurur lavde vetes se ishte më i miri që Elbasani kishte pasur ndonjëherë, por me sa duket, as një muaj fushatë nuk i ka mjaftuar për të rregulluar këtë problem jo te vogël komunikimi.
 
Në ditën e mbylljes së fushatës, Hasa u ngjit në podium para elbasanasve sërish me një fletë në dorë për një fjalim dy minutësh.
 
Edhe pse e kishte të shkruar, Hasa, i cili është deputet i sigurt në parlamentin e ri, nuk mundi që asnjë fjali ta thotë të saktë.
 
Videoja ju ilustron qartë dështimin e tij për të qenë i qartë për ata që e ndiqnin.
 
Por pavarësisht kësaj, Basha nuk heq dorë nga zgjedhja e tij. Pasi hipi në podium pas Hasës, Basha e prezantoi atë si shpresa dhe shpëtimi i Elbasanit, kur tha se me ndihmën e Hasës dhe aftësitë e tij do ta kthenin këtë qytet në kryeqytetin e teknologjisë.


e.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit