VD/I verbri sheh gruan për herë
të parë, fjalët që përlotën botën

VD/I verbri sheh gruan për herë<br />të parë, fjalët që përlotën botën
Ne shpesh kujtohemi mbi rëndësinë e atyre që gëzojmë pa kushte vetëm kur përballemi me rastin ekstrem të mungesës së tyre tek të tjerët.
 
Historitë frymëzuese që na vetëdijësojnë mbi ato që kemi, qofshin të largëta apo të afërta në kohë vlejnë për ta na treguar bujarinë e jetës që shpesh e anashkalojmë.
 
Gene vuan nga një sëmundje që e kufizon në shikim duke i lejuar të vërejë vetëm konturin e objekteve apo të fytyrave që ka përballë.

Ai kurrë nuk ka mundur të shohë fytyrën e bukur të gruas së tij, apo hundën e vogël të të birit.

Ai ka jetuar thuajse në errësirë deri kur para disa kohësh u ftua në një emision për të përjetuar një ndjenjë të veçantë që përloti të gjithë ata që e panë.
 
Me një palë syze që i mundësojnë shikimin ai pati përballë syve buzëqeshjen e madhe të bashkëshortes e cila shumë shpejt u miksua me lot gëzimi.
 
“Wow..je shumë e bukur. Më në fund po e shoh fytyrën të plotë sepse zakonisht jam mësuar të mbledh detaje që t’i bashkoj herën tjetër kur ta shoh... Unë mund t’i shoh të gjithë në studio. Po kërkoj për prindërit e mi”
, është shprehur ai ndërsa është pushtuar nga lotët së bashku me gruan.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes