VD /Ilir Meta kërcen në dasmë me
nusen, Kryemadhi bëhet ‘xheloze’

VD /Ilir Meta kërcen në dasmë me<br />nusen, Kryemadhi bëhet ‘xheloze’
Teksa kryeministri Edi Rama ishte në takim me kreun e PD Lulzim Basha për emrat e ministrave teknik, presidenti i zgjedhur Ilir Meta po feston në një dasmë.
 
Ka qenë bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi e cila ka postuar një video ku duket Meta teksa shumë i qeshur po kërcen me nusen.

Në video Meta shfaqet shumë i gëzuar, larg zhvillimeve më të fundit të politikës duke shijuar në maksimun festën.
 
Postimin e saj, Kryemadhi e ka shoqëruar “propozim” për një martesë me Metën, meqë çifti nuk ka bërë më parë një dasmë.  
 
 “Thonë që dasmat në ditë me shi jane me bereqet. Këtij çifti të ri, bashkë me Ilir Metën, i uroj edhe unë të trashëgohet.Afrimit nga Zall Bastari dhe nuses së tij i uroj të jenë përherë të lumtur bashkë. Por meqë nuk kam bërë dasëm vetë, dhe u ndjeva pak "xheloze" për kërcimin e Ilirit, them t'ia jap shansin të kërcejë edhe me mua, nëse bëjme edhe ne një dasëm tradicionale”, shkruan Kryemadhi.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal