Avioni me të cilin udhëtonte kandidati republikan për zv/president, Mike Pence ka rrëshqitur nga pista në Aeroportin LaGuardia në New York.

Mediat e huaja raportojnë se për fat nuk ka pasur të lënduar. Pence ka qenë në bord me stafin e tij, gazetarët e akredituar të fushatës si dhe agjentët shtetërorë.

Pence po vinte nga Ohio dhe kishte planifikuar pjesëmarrjen në një tubim zgjedhor në New York, që u anulua.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com