Policia italiane ka goditur një bandë shqiptarësh të cilët vepronin në zonën e Colleferro, të cilët grabisnin banesat duke marrë sende me vlerë. Policia arrestoi tre pjestarët shqiptar të bandës ndërsa wshtë shapllur në kërkim një i katërt i cili mendohet të jetë bashkëpuntor i tyre i cili u jepte kryesisht informata për objektivin e rradhës që do të ishte pjesë e grabitjes.

Shqiptarët e vënë në pranga janë të moshave 24-25 dhe 26 vjeç. Banda e tyre kryesisht grabiste banesa dhe dhunonte pronarët. Gjatë kontrollit në banesën ku ata jetonin policia gjeti sende që i kompromentonin shqiptarët, doreza dhe shumë objekte të vjedhura.

Për grabitjet ata përdornin dy makina me motor të fuqishëm. Vetëm në marsin e shkuar kanë kryer tre grabitje. Policia ra në gjurmë të tyre nga gjurmimi i një telefonate, në Prill të 2015. Ishte kjo datë kur ata po bënin grabitjen e rradhës. Në këtë grabitje ata morën sende të çmuara dhe para të thata.