Ata kanë dhunuar kryefamiljarin Arben Isaku dhe më pas janë larguar nga banesa duke përfituar edhe nga errësira. Policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe po bën krehjen e zonës për të rënë në gjurmët e autorëve të grabitjes.
Lezhë
Informacion paraprak
Me datë 21.02.2018, rreth orës 19:15, në qytetit Lezhë në afersi të bordit të kullimit në banesën e shtetasit A.I.,kanë hyrë tre persona të maskuar ku njëri prej tyre i armatosur, dhe pasi kanë goditur me sende të forta të zotin e banesës kanë marrë një shumë parash dhe disa bizhuteri dhe duke përfituar nga errësira kanë mundur të largohen.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje. Forca të shumta policore po krehin zonën duke perdorur edhe qenin e gjurmës. Janë ngritur pika kontrolli dhe po sekuestrohen pamjet filmike në zonën ku ka ndodhur vjedhja. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
a.m/Shqiptarja.com

VIDEO









