VD/Me maska e kallashnikovë 
ja si grabitet banka në Prishtinë

VD/Me maska e kallashnikovë <br />ja si grabitet banka në Prishtinë
Një grabitje me armë zjarri kallashnikov ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen "Lakrishtë" në Prishtinë.

Disa persona të maskuar kanë plaçkitur një bankë të nivelit të dytë. Mediat e Kosovës kanë publikuar edhe pamjet nga kjo grabitje e cila ka ndodhur në mes të ditës dhe në një orar fluksi.  

Grabitësit largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një furgon.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, ndërsa informoi se janë ngritur disa pika kontrolli në kryeqytet për identifikimin dhe ndalimin e autorëve.  

Ahmeti ka treguar se rasti ka ndodhur rreth orës rreth orës 15 e 40, në rrugën Bill Klinton.

Ajo nuk ka dhënë informata shtesë, duke thënë se ekipet e Policisë së Kosovës, kanë dalë në vendin e ngjarjes.
  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në lagjen ‘Boje’ të Krujës, vijon të digjet pylli me pisha, helikopteri ndërpret punën

Zjarri në lagjen ‘Boje’ të Krujës, vijon të digjet pylli me pisha, helikopteri ndërpret punën