Shirat që nuk kanë pushuar që prej mbrëmjes së djeshme kanë sjellë probleme në disa lagje të qyteti bregdetar të Durrësit, i cili gjithmonë ka probleme me përmbytjet.

Një nga lagjet më problematike është “Lagjja 17” pranë tregut Industrial, në rrugët e së cilës uji ka shkuar deri në 15 centimetra duke vështirësuar kalimin e mjeteve. Gjithashtu probleme ka edhe në “Lagjen 18” tek Stadiumi, ku situata është më pak problematike.

Shkak për këto përmbytje është bllokimi i kanalizimeve të cilat gjithmonë në kohë me shi përmbytin këto dy lagje të Durrësit. 

durres

Er.K/Shqiptarja.com