VD/NASA: Një asteroid i madh do
të kalojë sot shumë pranë Tokës

VD/NASA: Një asteroid i madh do<br />të kalojë sot shumë pranë Tokës
Superasteroidi “JO25” do të jetë shumë pranë Tokës dhe të gjithë ne të pajisur me nje teleskop shtëpie do të mund ta shohim.
 
Ishte vete NASA e cila paralajmeroi se asteroid rreth 650 metra i gjere do të kalojë shumë pranë planetit tonë por nuk do të paraqesë asnjë rrezik. Ardhja e një masivi të tillë shkembor pritet të ndodhë në vitin 2027
 
Por sot të gjithë do të jemi më sytë nga qielli pasi një super asterorid pritet të kalojë këtë të mërkurë shumë pranë planetit tonë Tokë. NASA e kishte paralajmëruar më herët këtë gjë. 
 
"Edhe pse nuk ka asnjë mundësi që asteroidi të përplaset me planetin tonë, ai do të jetë shumë pranë ", u shprehën shkencëtarët .
 
Asteroidi me përmasa rreth 650 metra gjerësi, i quajtur "2014-JO25", do të kalojë 1.8 milionë kilometra nga Toka, që do të thotë pak a shumë pesë herë distanca që na ndan nga Hëna. Hera e fundit që "2014-JO25" na ka vizituar daton 500 vjet më parë.
 
Ky asteroid, megjithëse është dy herë më reflektues së Hëna, nuk do të jetë i dukshëm në sytë e njerëzve. Vetëm ata që janë të pajisur me teleskop shtëpiak mund ta shohin atë për një ose dy netë.
 
Takimi i radhës me një asteroid të ngjashëm do të ndodhë në vitin 2027 konfirmon NASA por sot do të duhet të shijojmë JO25.


  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Hapet rruga Dobrunë-Blinisht në kufirin Kosovë-Shqipëri, Rama: Afron më shumë dy vendet tona fizikisht dhe ekonomikisht

Hapet rruga Dobrunë-Blinisht në kufirin Kosovë-Shqipëri, Rama: Afron më shumë dy vendet tona fizikisht dhe ekonomikisht