Një i ri nga Karolina e Veriut në SHBA ka rënë nga shiu në breshër kur u hodh në oqean për t’i shpëtuar policisë që po e ndiqte, por duket se zgjodhi rrugën e gabuar pasi pranë tij po notonte një peshkaqen.
 
Policia raportoi Zahariya Kingsburit iu gjet një sasi lënde narkotike në makinë, por ai arriti t´i shpëtojë arrestimit duke vrapuar drejt oqeanit, por atje u përball me një peshkaqen 1.5 metra i gjatë.
 
Pas disa orë kërkimi, policia arriti ta gjente dhe arrestonte Kingsburin disa kilometra larg nga vendi ku ishte futur në ujë.