Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në New York, ku çatia e një shtëpie ishte kthyer në koshere bletësh dhe pronarja e kuptoi vetëm kur pa mjaltin të rridhte prej tavanit.
Cherisse Mulzac u befasua kur pa që nga tavani i saj rridhte mjalt, por u tmerrua kur kuptoi se çatia e saj ishte kthyer në një koshere bletësh.
52-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e një bletërritësi, por aty u desh ndërhyrja e profesionistëve për të nxjerrë afro 35 mijë bletë.
Bletët që jetonin aty për afro dy vjet, janë nxjerrë me një aparat që krijon sistem të butë vakumi dhe i fut në një koshere të posaçme.
“Shihja nganjëherë më shumë bletë, por nuk mendove se ato kanë krijuar fole. Në momentin që u plasarit tavani, kuptova sa shumë ishin dhe se nga vinte mjalti”, ka thënë Mulzac.
/Shqiptarja.com