Sipas tyre pusetat janë jashtë funksionit ndërkohë që mozaiku i ndërtuar mban në trotuar mbetje dhe baltën që sjellin ujrat duke penguar kështu qarkullimin e njerëzve.
Ata shtojnë gjithashtu se bankina e ndërtuar nuk ofron siguri për njerëzit, veçanërisht për fëmijët.
Himara ka pasur përmbytje në shumë prej zonave të saj dhe kjo sipas tyre dëshmon nevojën imediate që Bashkia ka për investime dhe jo për rehabilitim të panevojshëm të qendrës. Të gjitha këto të mbledhura së bashku tregojnë mungesë strategjie nga ana e Bashkisë, bashkërenduar kjo mungesës së transparencës dhe kunsultimit me publikun shprehet PBDNJ.
Ata janë të bindur se investimet që projektohen nuk synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe tërheqjen e turistëve, por kanë si qëllim të vetëm pasurimin personal nëpërmjet investimeve të dyshimta.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com