Këngëtarja Enca Haxhia ka publikuar projektin e ri muzikor ‘Dua’, ku shfaqet si kurrë më parë dhe këtë e pranon edhe vetë. Me skena të nxehta, ledhatime dhe puthje, Enca ka ngjallur mjaft reagime në rrjetet sociale.

Skena e puthjes me modelin portugez i ka pëlqyer edhe bukuroshes sonë, e cila këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram.

“Skena më e nxehtë që kam xhiruar ndonjëherë! Gjithashtu pjesa ime e preferuar e këngës. Mbylli sytë nëse je i ndjeshëm ndaj skenave me puthje”, ka shkruar Enca në Instagram.

Ndryshe, ka folur edhe modeli që shfaqet në video, Pierluigi Fracassi, i cili ka thënë se “Mund të duket si video klip, por për mua është më shumë se kaq, një kujtim nga një kohë e mrekullueshme e shpenzuar me njerëz të mrekullueshëm”.


(Postimi i këngëtares Enca Haxhia në Instagram)