Vladimir Putin shfaqi dhuntitë e tij në futboll në prag të Kupës së Botës së Rusisë duke u shfaqur në një video promocionale të FIFA-s, 100 ditë përpara nisjes së veprimtarisë.

Klipi u filmua nga trupa televizive shtetërore ruse dhe në të Putin shihet të bëjë disa xhonglime të topit së bashku me kreun e FIFA-s Gianni Infantino.

Në videon ku topi xhonglohet rreth 90 herë nga yje të Botërorëve ndër vite, në mbyllje, Putin dhe presidenti i FIFA-s Gianni Infantino shihen në një sallë luksoze duke ja pasuar topin në ajër njëri-tjetrit.

Goditja numër 100 bëhet nga Putin me kokë.

[gallery]25738[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com