VD/Rama:Punë mbresëlënëse për
restaurimin e "Zojës së Shkodrës"

VD/Rama:Punë mbresëlënëse për<br />restaurimin e "Zojës së Shkodrës"
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka postuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook një video të ikonës së “Zojës së Shkodrës”, kryevepër e 1800-ës.
 
Në këtë video shfaqet puna që është bërë për rikonstruksionin e pikturës që me 25 prill, në 550 vjetorin e largimit të ikonës së parë të Pajtores së Shqipërisë nga vendi drejt Italisë, do të rikthehet në Katedralen e Shkodrës.
  
“Mirëmëngjes  dhe  ju uroj një fundjavë të mbarë me këtë video të punës mbresëlënëse për restaurimin e pikturës së famshme të gojëdhënave të bukura "Zoja e Shkodrës". Ia vlen ta shihni çfarë rilindjeje rrëqethëse! Kjo kryevepër që i mbijetoi për habinë e një mrekullie përndjekjes së regjimit komunist, u përndoq për së dyti 25 vjet me radhë prej harresës së institucioneve që deri 3 vjet e gjysmë më parë, i lanë pasuritë e paçmueshme të thesarit të kulturës sonë në harresën e një shpërfilljeje rrënuese. Por më 25 prill, në 550 vjetorin e ditës që kur ikona e parë e Pajtores së Shqipërisë u përcoll mrekullisht nga Shkodra drejt Genazzano-s në Itali, ku ndodhet edhe sot , kjo kryevepër e 1800-ës do të rishfaqet e rilindur në Katedralen e Shkodrës, falë bashkëpunimit të Ministrisë së Kulturës me laboratorët e ekselencës së institutit Palazzo Spinelli në Firence”, shkruan Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar