Lajmi për vrasjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, më 7 mars 1998 ishte raportuar në pothuajse në të gjitha mediat botërore. Ky lajm kishte ngjallur mjaft pikëllim edhe në Shqipëri.
/Shqiptarja.com
“Sot secili prej nesh është Adem Jashari”, me këtë kumt stoik e nisi lajmin e kobshëm folësi i lajmeve në RTSH. Përmes edicionit qendror të lajmeve të Televizionit të Shqipërisë, moderatori Asllan Bajrami ishte ai që dha lajmin e zi.
Video e dhënies së lajmit për vdekjen e Adem Jasharit në Televizionin Publik Shqiptar
“Sot në Kosovë kanë lindur 1000 Adem Jashara. Sot secili prej nesh është Adem Jashari, çdokush që mendon që ai nuk ekziston mashtrohet rëndë. Liri dhe dritë në përjetësinë e Legjendës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. LAVDI!” , ishin fjalët e tij gjatë raportimit historik për vdekjen e Adem Jashari./Indeksonline.net
s.k/Shqiptarja.com









