VD/Replika me Ruçin,deputetët
e PD dhe LSI godasin tavolinat

VD/Replika me Ruçin,deputetët<br />e PD dhe LSI godasin tavolinat
Seanca e sotme plenare në Kuvend është shoqëruar me tensione mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Tensionet nisën kur deputetja e re e PD në Shkodër, Izmira Ulqinaku, akuzoi Ruçin nga foltorja e Kuvendit, teksa foli për ngjarjen "2 Prillit" të vitit 1991 në qytetin e saj, ku mbetën të vrarë 4 të rinj. 

Izmira Ulqinaku e akuzoi Ruçin si përgjegjës për vrasjen e 4 të rinjve në vitin 1991. Ajo e cilësoi karshillëk ndaj Shkodrës emërimin e Ruçit nga Rama në krye të Kuvendit.

Në përfundim të fjalës së saj, Ruçi iu përgjigj ashpër, duke i kërkuar të njohë më mirë historinë e fakteve dhe ngjarjeve. Ai i tha se Shkodra e ka mirëpritur dhe e ka të qartë që ai ai s'ka lidhje me atë ngjarje.

Deptetja Ulqinaku kërkoi sërish fjalën për replikë, por Ruçi e ndërpreu, duke e kaluar fjalën te deputetja e PS, Mimi Kodheli.

Menjëherë pas kësaj situate, kanë ndërhyrë nga salla deputetët e PD dhe LSI, të cilët kanë goditur tavolinat me duar. Tensionet zgjatën për pak minuta dhe më pas filloi të flasë Kodheli. 

Zhvillimet e fundit nga Kuvendi

Ora 13:00 Ruçi komplimenton deputetin e PD pas “sherrit” me Ulqinakun

Ora 12:50 Deputetja e LSI del hapur në krah të koleges demokrate: Ruçi vegël!

Ora 12:10 Universitetet, Duka: Kompania britanike nuk duhet të komprometohet
Deputetja e PD, Valentina Duka nga foltorja e Kuvendit duke komentuar vlerësimin e kompanisë britanike për universitetet deklaroi se ajo nuk duhet të komprometohet.
 
“I di mangësitë e Universitetit të Tiranës, po kam bindjen se ai vijon që të jetë më i miri dhe më cilësori, nuk zhvlerëson rolin e universiteteve të tjera publike dhe private. Politika ndaj operatorëve të arsimit duhet të jetë serioze. Kompania britanike e vlerësimit nuk duhet të komprometohet” tha Valentina Duka.
 
Ora 12:05 Ruçi dhe Vasili replika në Kuvend për rregulloren
Kryetari i Kuvendi dhe kryetar i grupit të LSI kanë debatuar për rregulloren dhe fjalën e deputetëve në seancë.
 
Kur kërkohet fjala për procedurë jepet fjala, nuk kam pse të flas as pas Mimit dhe as pas 2 prillit dhe sqarimeve tuaja.
 

Nuk besoj se keni asnjë dëshirë të tensiononi sallën për shkak të devocionit që keni marrë përsipër, nuk jemi këtu për të likuiduar detyrimet reciproke të njëri-tjetrit, edhe truket që sikur jeni të pavëmendshëm kur ngrihet dora, janë aq të dala boje dhe aq antipatike sa nuk i shkon kësaj sallë, kjo për procedurë, që të jetë e fundit që ta çlirojmë sallën nga tensionet’ tha ai.
 
Më pas Vasili ka folur për procedurën dhe fjalën e deputetëve në Kuvend. “Nuk kemi listë të radhës së folësve, meqë nuk keni, deputetit Tushaj iu kapërcye fjala, meqë kjo listë nuk ekziston ti jepet fjala dhe të jepet radhitja. Kërkoj të bëhet listë renditje, dhe nëse deputeti nuk do jetë atëherë të mos e marrë fjalën” u shpreh Vasili në sallën e Kuvendit.
 
Ndërsa Ruci ka reaguar duke deklaruar se kur një deputet është duke folur nuk mund ti ndërpritet fjala.


Ora 12:00 Tensione në Kuvend, deputetët demokratë godasin me duar tavolinat
Është shoqëruar me tensione dhe debate seanca e sotme plenare. Kanë qenë deputetët e PD dhe LSI, që kanë shkaktuar tensione, duke mos lënë deputeten e PS, Mimi Kodheli, të mbajë fjalën e saj në seancë.

Tensionet nisën menjëherë pasi deputetja e PD, Izmira Ulqinaku, mbajti fjalën e saj, ku hodhi akuza të ashpra ndaj kreut të Kuvendit, Gramor Ruçi. Ky i fundit ju përgjigj deputetes së re me po të njëjtën gjuhë, duke mos pranuar replikën e deputetes.

Kjo e fundit kërkoi fjalën për replikë, por Ruçi e ndërpreu, duke i kaluar fjalën Kodhelit. Në këtë moment, salla shpërtheu në të bërtitura, teksa deputetët demokratë filluan të godasin tavolinat me duar.

Situatës i është bashkuar edhe deputeti i LSI, Petrit Vasili, i cili replikoi në distancë me Ruçin. Kjo situatë vijoi për pak minuta, ndërsa Kodheli priste në foltoren e Kuvendit të niste fjalën e saj. 
deputet e pd godasin tavolinat
(Deputetja e  LSI, Kejdi Mehmetaj, teksa godet tavolinën me dorë)
deputet e pd godasin tavolinat
(Deputetët e PD dhe LSI duke goditur tavolinat)

Ora 11:50 Deputetja e PD i kujton ngjarjen e 91-shit në Shkodër, ja si ia kthen Ruçi

Ora 11:30 Rinis seanca, PD rikthehet në sallë

Ora 11:00 Ndërpritet seanca e Kuvendit me kërkesë të PD. Opozita ka mbledhur grupin parlamentar

Ora 10:30 Nis Kuvendi, debat per transmetimin e sinjalit nga TVSH







  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit