Policit kanë ‘blinduar’ rrugët, duke ndaluar disa drejtues, përqindja e alkoolit në trupin e tyre kalonte normën e lejuar. Policia ka publikuar disa video në ‘Facebook’ gjatë aksionit të zhvilluar në zonën e Saukut, ku dëgjohen dhe bisedat e me shoferët e dehur, ku në një rast përqindja e alkoolit arrin në 1.14 mb/l
“1.14 mg/l. E pa pranueshme. Drejton mjetin ne gjendje teje te dehur, qarkullon ne sensin e kundert te levizjes duke rrezikuar jeten e tij dhe te perdorueseve te rruges”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, gjatë aksionit janë ndaluar dhe dy drejtues të tjerë, të cilët ishin në timon të dehur me 0.56 mg/l dhe 0.71 mg/l.
“0.56 mg/l. 0.71 mg/l. Dy drejtues mjetesh ne pranga per drejtim mjeti ne gjendje te dehur. "nese e "mbushni serbatorin plot me alkool" eshte e sigurt qe nuk mund te shkoni larg-ose nje polic do tju pengoje ose me keq akoma do rrezikoni jeten”, sqaron policia.
d.c./shqiptarja.com











