Ka arritur në 247 bilanci i viktimave nga tërmeti tragjik në Italinë Qendrore. Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet me shpresën që nën rrënoja të gjenden të njerëz të gjallë.
 
Nga kërkimet e pandërprera fatmirësisht është gjetur e gjallë pas 17 orësh një vajzë 10 vjeçare me emrin Giulia.
 
Në video shohim momentet e ankthit kur zjarrfikësit përpiqen të shpëtojnë vogëlushen e cila është në gjendje të mirë ndërsa motra e saj e vogël nuk mundi të mbijetonte.