Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë, në kryeqytet. Report Tv mësoi se ka rënë suvaja e tavanit të një klase, ku nga ngjarja është lënduar një mësuese, ndërsa kanë shpëtuar mrekullisht pa lëndime nxënësit. 

Ngjarja është shënuar në shkollën "Osman Myderizi", ku mësuesja e lënduar është dërguar në spital për të marrë mjekim. Report Tv mësoi se ka mbetur e dëmtuar mësuesja Elbarina Toshkollari, e cila ka qenë duke zhvilluar orën e dytë të mësimit në klasën e 9B.

[gallery]25552[/gallery]
plasaritja murit tirane osman myderizi
plasaritja murit tirane osman myderizi

shkolla osman myderizi